Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani zyrtarizon sulmuesin Solomon

Sulmuesi i Nigerisë, Theophilus Solomon është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka, të martën ka njoftuar se Solomon ka firmosur kontratë dyvjeçare. Ai gjatë këtyre ditëve pritet të prezantohet te ekipi kosovar.

Solomon ka qenë ndër futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit, përpara se të transferohej në Kuvajt, Qadsia Fc ku luajti sezonin e shkuar. Solomon 25-vjeçar ka qenë edhe pjesë e Rijekas, Ujpestit e Omonia Nikozisë.