Sulmuesi nigerian Theophilus Solomon të enjten ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën e Ballkanit, ka njoftuar ekipi nga Suhareka.
Ballkani e kishte konfirmuar transferimin e Solomonit në muajin e shkuar duke bërë të ditur se sulmuesi kishte firmosur kontratë dyvjeçare.
Ai u largua nga Istra e Kroacisë për të qenë pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës në fut boll kurse karrierë ka bërë edhe në Kuvajt te Al Qadsia dhe Shqipëri te Partizani i Tiranës.
“Theophilus Solomon sot është bashkuar me ekipin dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën tonë. Sulmuesit shtatlartë i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit tone”, ka shkruar Ballkani në njoftimin në “Facebook”.