Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet sulmuesi i Gjilanit

Sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon, është arrestuar të premten. Burime brenda klubit gjilanas kanë konfirmuar për KOHËN arrestimin e sulmuesit.

Nigeriani kishte një fletëarrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale. Ky arrestim ka të bëjë me një rast të Solomonit para dy vjetësh kur luante në Shqipëri te Partizani i Tiranës.

Solomon ka qenë pjesë e ekipit shqiptar prej verës së vitit 2019 deri në janar të vitit 2021.

27-vjeçari në fillim të këtij sezoni iu bashkua Gjilanit nga Ballkani dhe ka shënuar 6 gola në 18 paraqitje në Superligë.

Te Gjilani, së shpejti pritet të dalin me një komunikatë në lidhje me arrestimin e sulmuesit Solomon.

Artikuj të ngjashëm