Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia konfirmon arrestimin e Solomonit

Sulmuesi i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

“Mund t’iu konfirmoj se një person, shtetas i huaj, i kërkuar nga Interpoli, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hoxha. Solomoni ishte arrestuar edhe në vitin e kaluar sa ishte pjesë e Gjilanit.

Të dielën Dukagjini kishte ndeshje për Kupë. Solomon ishte në bankën rezervë, ndërsa ka pasur raportime se ai u arrestua gjatë ndeshjes. Solomon është nga Nigeria, ndërsa e ka ende të hapur një rast nga koha sa ishte në Shqipëri.