Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani në Belfast

Skuadra e Ballkanit të martën pasdite është vendosur në Belfast të Irlandës së Veriut. Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të enjten prej orës 20:30 takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Larnen.

Është ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë të luajtur më 25 korrik në Prishtinë, Ballkani e fitoi 3:0. Kështu që suharekasit janë favoritë të mëdhenj për të avancuar tutje.

Ballkani ka njoftuar se skuadra do të zhvillojë dy stërvitje në Belfast për t’u përshtatur me klimën dhe terrenin.

Ndeshja luhet në stadiumin “Solitude” në Belfast. Larne nuk ka stadium të licencuar për ndeshje evropiane dhe i luan ndeshjet në Belfast.