Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka bërë të ditur se të mërkurën e luan ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës. Kjo ndeshje i takon xhiros së parë dhe zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë prej orës 13:00.
Në njoftimin e Ballkanit thuhet se kjo përballje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës.
Aktualisht, Ballkani ka pesë ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Kosovës, dy më pak se Malisheva.
Zë vendin e tretë në tabelë me 12 pikë, ndërsa Malisheva është e teta me vetëm shtatë pikë të tubuara. Në këtë ndeshje, në krye të Malishevës do të debutojë trajneri Sami Sermaxhaj, i cili zëvendësoi Arsim Thaqin.
Artikuj të ngjashëm