Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e vështirë e Ballkanit, kthehet në pozitën e parë

Ballkani

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll,  Ballkani, e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të.

Të hënën në Suharekë, Ballkani fitoi 1:0 ndaj Malishevës.

Me fitore Ballkani është kthyer në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës. I ka 25 pikë, sa edhe Drita në vendin e dytë. Drita ka një ndeshje më pak të luajtur. Malisheva mbetet e treta me 21 pikë.

Ndeshja u vendos në pjesën e parë. Nigeriani Sunday Adetunji e realizoi golin e vetëm.

Ndeshje të Superligës nuk do të ketë për dy javë, për shkak të pushimit për ndeshje ndërkombëtare.


Ballkani në epërsi ndaj Malishevës

Edhe Malisheva mposht Dritën, përfundon në vend të dytë Sport 1 muaj më parë Malisheva mposht Dritën, përfundon në vend të dytë

Ballkani ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sunday Adetunji realizoi gol të bukur në minutën e 38-të.