Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani forcon mbrojtjen me Leotrim Bekteshin

Një prej mbrojtësve më të dalluar në vitet e kaluara në Superligën e Kosovës në futboll, Leotrim Bekteshi, ka forcuar skuadrën e Ballkanit në prag të fillimit të garave në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, të shtunën ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 30-vjeçar nga Mitrovica.

Bekteshi së fundi ishte në Norvegji, por ka vendosur të kthehet në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani ka pasur telashe në repartin defanziv në disa ndeshje dhe ka vendosur për të shtuar një lojtar cilësor dhe me përvojë.

“Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë të vlefshme deri në verën e vitit 2024”, ka njoftuar klubi nga Suhareka.

Edhe Bekteshi i bashkohet Llapit Sport Bekteshi i bashkohet Llapit

Bekteshi është shquar sidomos te Prishtina, ku luajti për shumë vjet.

Ai kishte nisur karrierën te Trepça ’89, ndërsa kishte përvojë edhe te Gjilani dhe te Iskra Borçice në Sllovaki. Së fundi ishte te Mjondalen në Norvegji, në kategorinë e dytë.