Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bekteshi i bashkohet Llapit

Leotrim Bekteshi është larguar nga kampioni i Kosovës, Ballkani për t’iu bashkuar skuadrës së Llapit.

Ai të hënën është prezantuar, ndërsa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Llapit. Mbrojtësi 31-vjeçar me Ballkanin fitoi titullin dhe Superkupën e Kosovës.

Ai titullin, kupën dhe Superkupën e ka fituar edhe me fanellën e Prishtinës. “Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t'i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri”, shkruan në njoftimin e Llapit.

Bekteshi ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89, Besa, Iskra, Gjilani dhe Mjondaleni i Norvegjisë.