Te kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, po e presin vendimin se ku do ta luajnë ndeshjen e së martës ndaj Ludogoretsit, në kuadër të rundit të parë kualifikues të Championsit.
Ndeshja duhet të luhet në "Fadil Vokrri", por nuk dihet saktë nëse fusha e këtij stadiumi i plotëson kriteret.
Të enjten një inspektor i UEFA-s ka inspektuar fushën, ndërsa sot pritet vendimi nëse mund të luhet në "Fadil Vokrri".
“Ende nuk kemi asnjë informacion në lidhje se ku do të zhvillohet ndeshja, por jemi në pritje të vendimit, i cili gjatë ditës së sotme duhet të merret. Sot, gjithqysh vjen vendimi pasi duhet të dihet se ku do të luhet ndeshja”, ka thënë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi në një prononcim për KOHËN.