Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani luan menjëherë të martën ndeshje evropiane

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, kthehet menjëherë të martën në skenën evropiane.

Sipas UEFA-s, Ballkani të martën prej orës 20:45 e pret Larnen e Irlandës së Veriut, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja duhet të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës paraqiten edhe Drita e Dukagjini.

Ballkani të mërkurën luajti me Ludogoretsin në Bullgari dhe u eliminua nga Championsi.

Tani ka pak ditë në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen me Larnen, skuadër e nivelit më të ultë se Ludogoretsi.

Artikuj të ngjashëm