Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani e luan me kampionin e Rumanisë ndeshjen e parë në grupe

Kampioni i Kosovës, Ballkani, luan ndaj kampionit të Rumanisë, CFR Cluj në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” në mbrëmjen e 8 shtatorit.

UEFA të shtunën ka njoftuar për orarin e ndeshjeve të fazës grupore, pas shortit të tërhequr të premten në Stamboll.

Ballkani është në Grupin G, së bashku edhe me Slavia Pragën dhe Sivassporin.

Skuadra nga Suhareka do të testohet seriozisht që në ndeshjen e parë. CFR Cluj është kampion në fuqi i Rumanisë, ndërsa titullin e ka fituar rregullisht që nga viti 2018.

Edhe Ballkani në grup me Slavia Pragën, Clujin e Sivassporin Sport Ballkani në grup me Slavia Pragën, Clujin e Sivassporin

Gjithsej i ka tetë tituj të kampionit të Rumanisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në Evropë.

Ndërkohë Ballkani po merr pjesë për herë të parë në gara evropiane. Që në debutim ka arritur sukses historik duke kaluar në fazën grupore.

Për shortin e së premtes, Ballkani ishte i fundit në vazon e fundit. Ndërkohë Cluji ishte në vazon e dytë. Slavia ishte në vazon e parë, ndërsa Sivasspori në të tretën.

Rrjedhimisht për Ballkanin secila pikë e fituar në fazën grupore do të ishte sukses shumë i madh.

Edhe Drita e Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm evropianë Futboll Drita e Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm evropianë

Më 15 shtator, Ballkani luan me Slavia Pragën. Më 6 tetor takohet me skuadrën turke, Sivasspor.

Me Sivassporin luan edhe më 13 tetor, ndërsa më 27 tetor takohet me skuadrën çeke. Fazën grupore e mbyll më 3 nëntor në udhëtim ndaj Clujit rumun.