Kampioni i Kosovës të martën do të përballet me Larnen e Irlandës së Veriut, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Por, në rast se kalon kundërshtarin nga Irlanda e Veriut, Ballkani në raundin e tretë kualifikues për kundërshtar do ta ketë Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit.
Shorti është tërhequr të hënën në Nyon të Zvicrës.
Kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë kualifikues e ka mësuar edhe Drita.
Drita në rast se eliminon Viktoria Plzenin, në raundin e tretë do të përballet me fituesin e ndeshjes Gzira United të Maltës dhe F91 Diddelengun e Luksemburgut.
Edhe
Raundi i tretë - short i mirë për Ballkanin, jo për Prishtinën
Ndërkohë Dukagjini do të përballet me fituesin e duelit Torshavn – Haverfordwest.
Dukagjini për kundërshtare në raundin e dytë e ka Rijekën e Kroacisë.