Mesfushori i Los Angeles FC, Kellyn Acosta, ka treguar se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë planin për të mos e lënë të qetë Gareth Balein në Botërorin që nis të dielën.
“Ta godasim Gareth Balein kudo që ndodhet në fushë”, është shprehur Acosta të shtunën, në mënyrë që ta ndalin atë para ndeshjes që do ta luajnë javën tjetër.
“Të gjithë e dinë kush është ai”, ka thënë Acosta. “Ai është një djalosh me gjitha kualitetet, është djalosh që ka fituar çdo gjë. E kam pasur mundësinë ta ndaj fushën me të dhe e njoh mirë. Duhet t’ia limitojmë kohën dhe hapësirën. Ai është shumë i rrezikshëm dhe do të jetë katalizator i Uellsit. Ne duhet ta godasim atë kudo që gjendet në fushë. Ta bëjmë atë që të na ndiej. Po që se ai është komod, ai do të na dënojë”, theksoi Acosta.