Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale i kënaqur me paraqitjen

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale është ndarë i kënaqur me paraqitjen ndaj SHBA-së.

Bale shënoi golin e barazimit 1:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja. SHBA-ja ka dominuar në pjesën e parë, ndërsa Uellsi ishte më i mirë në pjesën e dytë.

“Është ndjenjë e mahnitshme që kam shënuar gol, por me më shumë dëshirë do të kishim tri pikë. Ishte paraqitje e madhe ekipore, sidomos në pjesën e dytë kur treguam përkushtim për t’u kthyer në lojë. Jemi krenarë me këtë. Kemi gjëra që duhet t’i përmirësojmë. Kemi bërë disa ndryshime taktike mes pjesëve. Trajneri mori disa vendime fantastike sërish dhe dëshmoi që ka klas. Merita djemve që shfaqën karakterin tonë”, ka thënë Bale pas ndeshje.