Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale: Rezultati më i madh në histori të Uellsit

Ylli Gareth Bale është shprehur i lumtur për kualifikimin e Uellsit në Botërorin 2022. Kapiteni i Uellsit ka thënë se bëhet fjalë për suksesin më të madh të kësaj përfaqësuese. Uellsi është kthyer pas 64 vjetësh në Botëror.

“Është rezultati më i madh në histori të futbollit të Uellsit. Jemi të gjithë në ekstazë. Është ajo për të cilën kemi ëndërruar dhe gjëja për të cilën kemi punuar që kur kemi filluar. Është për të gjithë tifozët tanë të mahnitshëm. Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën”, ka theksuar Bale për Sky Sports.