Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale shkëlqen në fitoren e Tottenhamit

Tottenhami e ka mposhtur Sheffield Unitedin me rezultat të thellë 4:0, në ndeshjen e xhiros së 34-t të Premier Leagues.

Në triumfin e Tottenhamit shkëlqeu Gareth Bale që shënoi hat-trick në minutat 36’, 61’ dhe 69’.

Ndërkohë golin e katërt për Tottenhamin dhe të fundit e realizoi Heung-Min Son në minutën e 77-të

Tottenhami renditet në pozitën e pestë me 56 pikë me pesë pikë me pak se Chelsea që zë vendin e katërt.

Sheffield Unitedi është i fundit me vetëm 17 pikë. Kjo skuadër nga sezoni tjetër do të bëjë gara në Championship.