Tottenhami e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier Leaguen e Anglisë. Tottenhami të dielën mposhti West ham Unitedin me rezultatin, 3:1. Ky takim u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit anglez.
Kurt Zouma shënoi autogol për t’ia dhënë epërsinë e parë Tottenhamit në minutën e 9-të. Dy golat tjerë për Tottenhamin i realizoi Heung-Min Son. Të parin për 2:0 në minutën e 24-t, ndërsa të dytin në minutën e 88-të.
Golin e vetëm për West Hami e shënoi Mohamed Said Benrahma në minutën e 35-të. Me këtë fitore Tottenhami është ngritur në vendin e pestë me 51 pikë, ndërsa West Hami në vendin e shtatë me 48 pikë.