Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami u kthehet fitoreve në Premier League

Tottenhami u është kthyer fitoreve në Premier League të Anglisë.

Pas disfatës nga Leicesteri, Tottenhami të dielën mposhti West Hamin me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 24-t të elitës së futbollit anglez.

Emerson Royal shënoi golin e parë në minutën e 56-të, kurse në minutën e 72të, Son Heung-Min shënoi golin e dytë.

Me këtë fitore, Tottenhami është ngritur në vendin e katërt me 42 pikë, derisa West Hami zë vendin e 18-të

Artikuj të ngjashëm