Tottenhami ka shënuar fitore të thellë ndaj Newcastlet.
Të dielën Tottenhami e fitoi me rezultatin 4:1 ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues.
Destiny Udogie shënoi golin e parë në minutën e 26-të. Më pas Richarlison shtoi dy gola, në minutën e 38-të dhe 60-të për 3:0. Son Heung-min realizoi penallti në minutën e 85-të për 4:0. Ai ishte asistues në dy golat e parë.
Fare në fund, në minutën e 91-të, Newcastle shënoi golin për 4:1. Realizator ishte Joelinton.
Tottenhami është i pesti me 30- pikë. Newcastle renditet në vendin e shtatë me 26 pikë.