Gareth Bale nuk do të kthehet më në Tottenham, ka thënë menaxheri i tij, Jonathan Barnett.
Ai ka thënë se Bale nuk është çështje parash, porse më nuk mund të përshtatet në Londër.
“Nuk ka të bëjë me paratë. Bëhet fjalë për stilin e jetës së tij dhe fëmijëve të tij, të cilët janë rritur në Madrid”, ka thënë Barnett, transmeton KTV.
30-vjeçari nga Tottenhami në drejtim të Realit u transferua në verën e vitit 2013.
Uellsiani këtë edicion në La Liga të Spanjës ka shënuar dy gola dhe dy asistime në 12 paraqitje.
Me madrilenët ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.