Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale nuk është i lumtur te Reali

Gareth Bale shënoi golin e fitores për Real Madridin, mirëpo ai shtyri një bashkëlojtar të tij që po tentonte të festonte me të, pasi një vendim shumë diskutabil i VAR-it ndihmoi Realin drejt fitores 2:1 të dielën mbrëma në udhëtim ndaj Levantes.

Bale sërish ishte rezervist dhe kur shënoi nga penalltia pasi u aktivizua në pjesën e dytë, nuk festoi. Lucas Vazquez tentoi të festonte me të, por Bale e shtyri, para se më pas të pranonte urimet nga bashkëlojtari tjetër Nacho.

Reagimi i tij i ashpër është kapitulli i radhës në një stinor të palumtur për superyllin uellsian, që është kritikuar vazhdimisht pasi ka dështuar të mbulojë hapësirën e madhe që është lënë me largimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi në verën e vitit të kaluar.

Mirëpo, ishte Levante ajo që është dashur të zemërohej. Cheick Dokoure goditi në të thatë në zonë dhe Casemiro u rrëzua. Xhirimet treguan se Doukoure nuk kishte goditur as topin e as mesfushorin e Realit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm