Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale nuk e ka ndërmend të rikthehet në Premier Ligë

Gareth Bale është duke shijuar jetën në Spanjë dhe nuk e ka ndërmend të braktisë Real Madridin për rikthimin në Premier Ligë, raporton Sky Sports.

Raportimet për rikthimin e mundshëm të uellsianit në Angli filluan kur Real Madridi u interesua për transferimin e Kylian Mbappes nga Monaco.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sky Sports raporton se kampioni europian nuk e ka ndërmend ta shesë Balen, përkundër transferimeve të mundshme që mund të bëjnë madrilenët gjatë kësaj vere.

Derisa Jose Mourinho është një admirues i ish-yllit të Tottenhamit, burime brenda Old Traffordit, Unitedi nuk ka shprehur interesim për Balen.