Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale në dyshim për ndeshjen me Napolin

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Real Madridit, Gareth Bale, është në dyshim për ndeshjen me Napolin në Ligën e Kampionëve.

Anësori uellsian pritej të niste krahas Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në ekipin që synon të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë, 3 me 1.

Megjithatë, pak orë para nisjes së takimit, TVE raporton se Bale nuk përfundoi ushtrimet e mbrëmjes të hënën dhe mund të mbetet në bankën rezervë për këtë ndeshje.