Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale do të mungojë tre deri në katër javë shkaku i lëndimit që pësoi në El Clasico me Barcelonën.
Cadena Cope dhe AS raportojnë se uellsiani do të mungojë së paku një muaj. Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
27-vjeçari pritet të mungojë edhe në ndeshjet kundër Deportivos, Valencias, Granadas, Sevillas, Celta Vigos dhe Malagas.