Gareth Bale është në dyshim për ndeshjen e kthimit në çerekfinalen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve shkaku i një lëndimi të këmbës.
Bale u zëvendësua gjatë pjesës së dytë të takimit që Reali e fitoi në Bayern dhe gazeta spanjolle “Marca” raporton se uellsiani kishte probleme në muskulin e këmbës së djathtë.
Trajneri Zinedine Zidane nuk pritet të rrezikojë yllin dhe gjatë kësaj jave do të mësohet nëse është lëndim serioz apo jo.
Gazeta spanjolle raporton se 27-vjeçari nuk pritet të luajë në ndeshjen ndaj Sporting Gijonit që Reali e zhvillon këtë të shtunë.