Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale mund t’i bashkohet Manchester Unitedit

Ylli uellsian Gareth Bale mund të rikthehet në Premier League në afatin kalimtar të janarit. Gazeta angleze “The Sun” raporton se Manchester Unitedi është duke insistuar për transferimin e tij.

Bale ka vazhduar të sinjalizoj pakënaqësinë e tij për të luajtur te Real Madridi nën drejtimin e Zinedine Zidanet, ndërsa Manchester Unitedi është duke insistuar të transferoj një emër të madh pas startit të dobët të stinorit dhe e sheh Balen si kandidat ideal, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, Real Madridi planifikon të luaj rolin e të fortit në këtë Pazar dhe të përfshij Balen në pazar shkëmbimi për të sjellë Paul Pogban në Madrid.

Artikuj të ngjashëm