Gareth Bale ka rrezikuar të thellojë përçarjen mes tij dhe klubit ku luan, pasi ka deklaruar se preferon të luajë më shumë për Përfaqësuesen e Uellsit sesa për Real Madridin.
Këto fjalë, Bale i ka thënë të premten, një ditë para ndeshjes vendimtare në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020” që Uellsi e luan në udhëtim ndaj Azerbajxhanit.
Përballja zhvillohet të shtunën, sot në ora 18:00, në kuadër të Grupit E. Bale nuk ka luajtur për Real Madridin prej fitores 4:2 ndaj Granadas, ndeshje kjo e zhvilluar më 5 tetor. Ai ishte lënduar në ndeshjen mes Uellsit dhe Kroacisë, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak klubit madrilen. Gjatë javës së shkuar, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kishte deklaruar se Bale ende nuk është rikuperuar plotësisht për të luajtur për Realin, shkruan sot Koha Ditore.
“Përfundimisht, ndiej kënaqësi më të madhe kur luaj për Uellsin. Te Uellsi e flas gjuhën time dhe ndihem shumë më mirë sesa te Real Madridi”, është shprehur Bale. “Me shumicën e lojtarëve tek Uellsi kam luajtur edhe për gjeneratat e reja, kështu që kjo më bën të ndihem mirë. Asnjëherë nuk hezitoj t’i përgjigjem ftesës së Uellsit, pasi ndihem sikurse po luaj me shokët të dielën në park”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Uellsi do ta ketë ndihmën e Bales në kualifikimet për “Euro 2024”
-
Bale pranon se kualifikimi në Botëror do të ndikojë në lëvizjen e tij të ardhshme
-
Përzgjedhësi i Uellsit thotë se Bale duhet të trajtohet me kujdes të veçantë
-
Bale kthen vitet pas me Uellsin për të treguar se sa i mungon Realit
-
Bale paralajmëron së është në formë të mirë para plejofit