Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami i lumtur që vazhdoi kontratën me Benfican

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Ardian Bajrami, ka rinovuar kontratën me skuadrën e njohur portugeze, Benfica.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023, ndërsa aktualisht luan për ekipin U-23 të skuadrës elitare të Portugalisë. Ai ka mbetur i kënaqur që do të jetë edhe më gjatë pjesë e gjigantit portugez.

“Është krenari për mua dhe familjen time. Jam i lumtur që jam këtu dhe mund ta ndihmoj klubin dhe ekipin. Unë dua të vazhdoj punën time dhe të arrijë të jem pjesë e ekipit të parë”, ka thënë Bajrami, njoftoi të enjten “abola.pt”.

Bajrami iu bashkua Benficas në vitin 2018 nga të rinjtë e Young Boysit të Zvicrës. Këtë edicion për të rinjtë e Benficas ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa synon shpejt të luajë edhe për ekipin e parë. Bajrami është pjesë e U-19 të Shqipërisë.

Për Shqipërinë ka luajtur dy ndeshje, ndërsa para saj ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës ku edhe u lind.

Edhe Luzerni blen kartonin e Bajramit nga Benfica Futboll Luzerni blen kartonin e Bajramit nga Benfica

Ai ka shtuar se rruga për ta fituar kontratën nga Benfica, nuk ka qenë e lehtë.

“Nuk ishte e lehtë. Kam ardhur nga Zvicra pa folur gjuhën dhe pa e ditur vendin. Katër muajt e parë nuk ishin të lehtë, por pastaj u adaptova shumë mirë, kisha shumë ndihmë nga Benfica dhe shokët e mi. Jam shumë i lumtur. Ka qenë një përvojë për mua të luaj me më të moshuar, me skuadra më të forta”, ka theksuar Bajrami.