Qendërmbrojtësi Adrian Bajrami ka realizuar gol të bukur me skuadrën e dytë të Benficas, në kategorinë e dytë të futbollit portugez.
Bajrami, 21-vjeçar, e shënoi golin e fitores për Benfica B në minutën e 61-të të ndeshjes. Benfica B mposhti në udhëtim Mafran, 2:1.
Për të ishte goli i parë në edicionin aktual, ndërsa e kompletoi ballafaqimin e xhiros së 18-të të zhvilluar të shtunën.
Benfica B ka 26 pikë në 18 ndeshje dhe zë vendin e tetë. Bajrami ka tri paraqitje me Shqipërinë në miqësore.
Artikuj të ngjashëm