Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajoku ndalet në gjysmëfinale

Boksieri Shpëtim Bajoku është ndalur të shtunën në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë.

Bajoku në meçin e kategorisë deri në 67 kilogramë, u mposht nga boksieri ukrainas, Yaroslav Mykhalushko.

Bajoku në këtë Kampionat Ballkanik e fitoi meçin e parë ndaj serbit Semiz Aliçiq. Ndaj tij ishte më i mirë në të tri raundet duke dhënë goditje të vazhdueshme.

Në kategorinë e Bajokut kanë qenë gjithsej gjashtë boksierë.

Bajoku, anëtar i klubit Gollaku, vitin e kaluar ishte i bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, dhe falë asaj medaljeje, ishte zgjedhur sportisti më i mirë në Kosovë për vitin 2022, nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Me arritjen në gjysmëfinale, Bajoku siguron medaljen e bronztë.

Artikuj të ngjashëm