Boksieri nga Ukraina, Yaroslav Mykhalushko është kundështari i radhës i Shpetim Bajokut.
Bajoku mposhti në luftën e parë boksierin nga Serbia Semiz Aliçiq, ndërsa në luftën e dytë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë, do të përballet me Mykhalushkon e Ukrainës.
Lufta në kategorinë deri 67 kilogramë në mes të Bajokut dhe boksierit nga Ukrainë do të zhvillohet të shtunën. Finalja është më 3 tetor.
Gjithsej në kategorinë e Bajokut ishin gjashtë boksierë.
Artikuj të ngjashëm