Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bailly refuzon kontratën e re

Qendërmbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Eric Bailly do ta refuzojë kontratën e re pasi dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni, kanë raportuar të mërkurën mediumet angleze.

Mësohet se Bailly nuk është aspak i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin.

Ai ka kontratë me Unitedin deri vitin e ardhshëm kurse këtë sezon ka vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat. Bailly 27-vjeçar iu pat bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2016 nga Villarreali për 38 milionë euro.