Eric Bailly është i gatshëm të firmosë kontratë të re katërvjeçare me Manchester Unitedin, bën të ditur ESPN.
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2022. Pas bisedimeve të gjata, ai është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me klubin e madh anglez.
Bailly 27-vjeçar këtë edicion ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat.