Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bailly mungon tre muaj

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly do të operohet në gju dhe pritet të mungojë së paku tre muaj.

Jose Mourinho njoftoi se mbrojtësit do t’i duhet të bëhet operacion për të evituar lëndimin.

“Do të operohet, vendim është marrë”, ka thënë Mourinho në konferencën për media. “Nuk them se do të mungojë për tërë sezonin, por do të jetë së paku dy apo tre muaj”.

23-vjeçari lëndimin e pësoi gjatë ndeshjeve me Bregun e Fildishtë.