Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bailly nuk largohet nga Man UTD

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka lavdëruar mbrojtësin e skuadrës së tij Eric Bailly.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Manchester United, pas lëndimit që e përcolli sezonin e shkuar.

Por, Mourinho ka bërë të ditur se Bailly, pritet të jetë pjesë e rëndësishme në sezonin e ri te “Djajtë e Kuq”, transmeton koha.net.

“Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe me cilësi të mëdha. Ai është i gatshëm gjithmonë ta japë maksimumin për ekipin. Skuadra ka nevojë për një lojtar të tillë”,deklaroi Mourinho.

24-vjeçari ishte transferimi i parë i Mourinhos, te United, në vitin 2016, për 34 milionë euro nga Villareali.

Artikuj të ngjashëm