Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Babai i Messit konfirmon kalimin te PSG-ja

Babai i Lionel Messit, Jorge që ka edhe rolin e agjentit të tij, ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Jorge Messi të martën derisa ishte në aeroportin e Barcelonës, ka thënë se i biri i tij, do të firmos kontratë me PSG-në.

Madje, ai ka thënë se kontrata do të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, ndërsa prezantimi i Messit te parisienët do të bëhet gjatë ditës së mërkurë.

“Po, Leo do të firmos sot me Paris Saint-Germainin”, ka thënë shkurt Jorge Messi, përcjellin mediumet e huaja.