Azerbajxhani e ka shënuar fitoren e parë në histori përballë Suedisë. Azerbajxhani të enjten mbrëma fitoi 3:0 ndaj suedezëve në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”.
Emin Mahmudov në minutën e tretë dhe Renat Dadashov në minutën e gjashtë, realizuan për 2:0. Mahmudov shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 89-të për rezultatin final. Nga minuta e 57-të vendësit luajtën me një lojtar më pak në fushë.
Suedia dhe Azerbajxhani kanë nga shtatë pikë në shtatë ndeshje në Grupin F dhe zënë vendin e tretë dhe të katërt. Të dyja janë pa gjasa për kualifikim, pasi Austria dhe Belgjika kanë siguruar dy vendet e para. Estonia e fundit është me një pikë.
Po të enjten, Austria fitoi në udhëtim tek Estonia me rezultatin 2:0. Golat austriakët i shënuan në pjesën e parë. Konrad Laimer realizoi në minutën e 26-të, kurse Philipp Lienhart shënoi në minutën e 40-të.