Atletico Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të mërkurën se për transferimin e uruguaianit në janar, Atletico është gati të ofrojë 40 milionë euro.
Nunez 22-vjeçar ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Benfica dhe po pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
Nunez këtë sezon ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai iu bashkua Benficas vitin e shkuar nga Almeria dhe ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2025.
Nunez ka edhe gjashtë ndeshje e dy gola të shënuar për Uruguain.