Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico mposht Granadan

Foto: Reuters

Atletico Madridi ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme kundër Granadas.

Vendasit shënuan fitore prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Correa ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Koke.

Granada ishte mjaft e rrezikshme në këtë takim, duke pasur 10 tentime drejt portës së Atleticos, megjithatë pa sukses për të marrë pikë nga kjo ndeshje.

Tani Atletico ka 39 pikë dhe mban vendin e katërt, kurse Granada në vendin e dhjetë ka 30 pikë.