Atletico Madridi i ka arkëtuar pikët e plota të shtunën në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të La Ligas.
Atletico shënoi fitore të vështirë në shtëpi ndaj Osasunas me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThiago Almada ishte realizatori i golit të fitores në minutën e 69-të.
Vendësve iu anulua edhe një gol i Alex Baenas në minutën e nëntë për shkak të pozitës jashtë loje.
Atletico është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në kampionat ka 16 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.
Osasuna e zë vendin e 12-të me dhjetë pikë.