Atletico Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayern Munichut, Benjamin Pavard.
Sipas “AS” drejtuesit e klubit spanjoll janë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe Pavard po shihet si opsion për klubin madrilen.
Pavard mund të largohet nga Bayern Munichu pasi nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij.
“Bavarezët” janë të gatshëm ta lirojnë 26-vjeçarin për rreth 30 milionë euro.
Francezi ka kontratë me kampionin gjerman deri në vitin 2024.