Atletico Madridi e ka fituar ndeshjen ndaj Real Betisit të dielën. Atletico mposhti Betisin me rezultatin 2:1 në shtëpi.
Ndeshja e luajtur të dielën në La Liga i takoi javës së 27-të. Me fitore, Atletico është forcuar në vendin e katërt me 55 pikë, kurse Betisi zë vendin e gjashtë me 42 pikë.
Për Atleticon ishte fitorja e parë nga 17 shkurti kur pati fituar ndaj Las Palmasit. Rui Silva shënoi autogol në minutën e tetë, ndërsa Alvaro Morata në minutën e 44-t shënoi golin e dytë.
Golin e nderit për Betisin e shënoi William Carvalho në minutën e 62-të.