Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico interesohet për Soaresin

Cedric Soares

Atletico Madridi është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Cedric Soares, raporton “Goal.com”.

Klubi i La Ligas po e kërkon 30-vjeçarin si përforcim pasi e shiti mbrojtësin anësor Kieran Trippier te Newcastle Unitedi.

Soaresi nuk është i vetmi që po kërkohet nga Atletico. Klubi kampion i Spanjës po interesohet edhe për Mehmet Zeki Çelikun e Lilles dhe Nordi Mukielen e RB Leipzigut.

Artikuj të ngjashëm