Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi hyn në garë për Bellerinin

Atletico Madridi i është bashkuar Real Betisit në garë për mbrojtësin e krahut Hector Bellerin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do të shitet gjatë kësaj vere nga Arsenali, pasi trajneri Mikel Arteta nuk llogarit në shërbimet e tij.

Bellerin ishte i huazuar te Real Betisi që po tenton ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Reprezentuesi spanjoll ndihmoi ekipin e tij të fitojë Kupën e Mbretit duke pasur paraqitje fantastike me Betisin.