Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellerini nuk dëshiron të kthehet tek Arsenali

Hector Bellerini aktualisht është i huazuar te Real Betisi nga Arsenali.

27-vjeçari menjëherë është bërë një nga lojtarët kyç te skuadra e re dhe ka luajtur në 31 ndeshje të La Ligas për Betisin, duke asistuar pesë herë.

“Estadio Deportivo” ka raportuar të mërkurën se Bellerini ka vendosur të qëndrojë te Real Betisi dhe nuk dëshiron të kthehet në Londër pas përfundimit të sezonit.

Bellerin ka edhe një vit kontratë tek Arsenali dhe për ta përfunduar transferimin e tij, skuadrat duhet të merren vesh që tani.

Hector Bellerin ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës para se t’i bashkohej Arsenalit. Ai karrierë ka bërë edhe te Watfordi.

Artikuj të ngjashëm