Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin, është shprehur së është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Barcelonës.
Bellerin u transferua te Barça në momentet e fundit të afatit kalimtar, pasi e shkëputi kontratën me Arsenalin që i skadonte në vitin 2024.
27-vjeçari ka firmosur kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Bellerin si lojtar është zhvilluar në akademinë La Masia te Barcelonës, ndërsa u largua në vitin 2011 për t’iu bashkuar të rinjve të Arsenalit.
Ai prej vitit 2014 ka qenë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Real Betisi në La Liga.
Edhe
Bellerini vendos t’i bashkohet Barcelonës
“Kam shpresuar që një ditë të kthehem te Barcelona, ndonëse këtë vit më së paku e kam pritur një gjë të tillë. Jam shumë i emocionuar që jam kthyer në shtëpi. Jam i etur se kurrë më parë dhe po aq entuziast për të luajtur për Barcelonën”, ka thënë Bellerin për faqen zyrtare të Barcelonës.
“Me padurim po pres të luaj me Barcelonën dhe ta ndihmoj ekipin të arrij synimet që i ka në të gjitha garat”.