Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Bellerinin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për Hector Bellerinin, përcjell “Mundo Deportivo” të premten.

Mësohet se spanjolli po shihet te Barcelona si përforcim i duhur për mbrojtjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bellerin mund t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Arsenalin që i skadon vitin e ardhshëm.

27-vjeçari në vitin 2011 u largua nga të rinjtë e Barcelonës për t’iu bashkuar Arsenalit, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Real Betisi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është i gatshëm të rikthehet në La Liga dhe Barcelona tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e tij.