Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico fiton ndeshjen e mbetur ndaj Sevillas

Pas një disfate e një barazimi në dy xhirot e kaluara në La Liga, Atletico Madridi është kthyer te fitorja.

Atletico të shtunën fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Sevillas, në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt.

Marcos Llorente ishte realizator i golit që ia siguroi pikët e plota ekipit të tij.

Januzaj luajti nga minuta e 82-të për mysafirët.

Nga minuta e 70-të, vendësit luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të mbrojtësit Caglar Soyuncu.

Me këtë fitore, Atletico Madridi tani ka 38 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e katërt.

Sevilla mbetet në vendin e 15-të me 16 pikë të mbledhura.

Xhiroja e ardhshme në La Liga luhet në fillim të muajit janar.

Artikuj të ngjashëm