Futboll

Fitore bindëse e Atletico Madridit ndaj Sevillas

Atletico Madrid

Atletico Madridi ka shënuar fitore bindëse të shtunën në shtëpi ndaj Sevillas.

Ndeshja e cila i takoi javës së 11-të të La Ligas përfundoi me rezultatin, 3:0, në të mirë të Atleticos.

Të tre golat vendësit i realizuan në pjesën e dytë.

Julian Alvarez e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 64-t.

Goli i dytë u shënua nga Thiago Almada në minutën e 77-të.

Almada asistoi edhe te goli i tretë që u shënua nga sulmuesi francez, Antoine Griezmann, në minutën e 90-të.

Te Sevilla në bankën e rezervistëve ishte Adnan Januzaj.

Atletico mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë.

Sevilla është në mesin e tabelës me nëntë pikë më pak.